Universität Bielefeld

© Universität Bielefeld

Psychotherapie-Ambulanz
der Universität Bielefeld
(PAdUB)

Ju keni ikur dhe njëherit keni nevojë për ndihmë psikoterapike?

Jo vetëm trupi, por gjithashtu edhe shpirti i një njeriu mund të lëndohet për arsye të ndryshme dhe njëherit të sëmuret. Një e tillë është shumë normale dhe mund të godasë secilin njeri. Disa njerëz në raste të tilla janë për shembull shpeshëherë dhe për kohë të gjatë shumë të piklluar, kanë frikë të madhë dhe ankthe. Nganjeher ato njerëz edhe për kohë të gjate nuk mund të flejnë mirë ose kanë mendime negative në lidhje me vetveten.

Para së gjithash, kur kemi të bëjmë me faktin që njerëzit kanë përjetuar gjëra të tmerrshme (për shembull luftë dhe dhunë), mund të lëndohet shpirti i tyre. Disa prej atyre njerzve duhet gjithnjë të mendojnë në lidhje me përjetimet e tmerrshme ose kanë ëndrra të këqija përgjat natës. Nganjëher njerëzit dëshirojnë vetem te jenë të vetëm dhe nuk mund më të ju besojnë njerzve tjerë.

Njerëzit me një sëmundje psiqike e kanë shpeshëher të vështirë, të kujdesen për vetëveten dhe për të tjerët. Ato vuajnë shumë përshkak të problembve të tyre. Nganjëher ështe edhe e vështirë, për të shkuar në shkollë ose në punë. Gjithashtu mund të lindin edhe konflikte me njerëz tjerë.

Psikotrerapia tek ne

Në ambulancën tonë të psokiterapisë ju mund të pranoni ndihmë psikoterapike në lidhje me problemet e tilla ose të ngjajshme.

Përgjat një bisede të pare konsultuese synohet të përfitohet njohuri se cilat janë problemet tuaja dhe nevojat të cilat i keni. Pas asaj pasojnë katër seanca tjera konsultuese përgjat të cilave psikoterapisti 1 do te ju parashtrojë juve shumë pyetje. Ai vetëm dëshiron të kuptojë sa më saktë se si ndiheni Ju dhe se çfarë dëshironi të ndryshoni. Natyrisht se një e tillë i përket gjithashtu edhe asaj, që Ju edhe të njoftoheni me psikoterapistin dhe të mendoheni, se a dëshironi të punoni me të së bashku për një afat të gjatë. Pas këtyre seancave konsultuese do të fillon psikoterapia e nevojshme. Atëher ju për zakonisht do të takoheni një here në javë me psikoterapistin dhe bisedoni me të. Ai do të ju ndihmon juve për te kuptuar më mirë ndjenjat tuaja, mendimet dhe mënyrat e sjelljes si dhe njëherit për te gjetur edhe zgjidhje për ato probleme. Shumë e rëndësishme përgjat kësaj është që nuk mund të zgjidhë vetëm psikoterpasti problemet tuaja ose të ndryshojë jetën tuaj - përgjat një të tille Ju duhet gjithashtu të bashkëveproni në mënyrë aktive.

Në qoftë se ju flsini gjuhën gjermane ose gjuhën angleze, është e mundshme të zhvillohet një psikoterapie pa prezencën e një interpreti të gjuhës (përkthyesi). Në qoftë se Ju flsini ndonjë gjuhë tjetër, përgjat takimeve të cilat mbahen me psikoterpaistin do të jete gjithashtu edhe një interpret i gjuhës (përkthyes) prezent, i cili do te ndihmojë të kuptoheni më lehtë.

Me një psikoterapist (dhe me njëinterpret te gjuhës) mund te bisedohet mbi te gjithat. Ato nuk e kanë të lejueshme të ju tregojnë tjerve se çka ju është treguar atyre. Një e tillë quhet „ mbajtje të dhënash sekrete“. Pa një pëlqim nga ana juaj nuk do të dorëzohen informacione më tutje tek autoritetet zyrtare, mjekët, antarët e familjes, shoqërisë ose ndaj personave tjerë.

Një bisedë të parë dhe një psikoterapi ne mund të ja ofrojme juve, në qoftë se Zyra për të rinjë, enti për çështje sociale ose shoqëira e sigurimit shëndetsor i merrë shpenzimet përsipër për një të tillë. NJë gjë të tillë duhet sqaruar para se të është mbajtur termini i parë. Kur është sqaruar pyetja se kush do të merrë përsipër shpenzimet, ne për zakonisht mund të ju ofrojmë shumë shpejtë një bisedë të përdoret vetëm mënyrë mashkullore e të shkruarit, për të mund lexuar tekstin më lehtë. parë. Por deri sa të filloni me një psikoterapie mund të shkojë pak më shumë kohë përshkak të kërkesave të shumta.

Nëse Ju keni ndonjë pyetje ose nëse dëshironi të aranzhoni një termin për një bisedë të parë, ju mund të na dërgoni me dëshirë një Email ose të na kontaktoni në mënyrë telefonike në sekretariatin tonë:

Telefoni: 0521/1062606

Email-i: psychotherapie-ambulanz@uni- bielefeld.de

Ne kemi kënaqsin të pranojmë një thirrje telefonike ose një Email nga Ju!

1. Sikurse meshkuj njashtu edhe femra mund të jenë psikoterapsite dhe interprete të gjuhës (përkthyes)